E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk dihet fati i Ervis Martinaj, babai i tij kërkesë Gjykatës së Lezhës: Të shpallet i zhdukur

Fati i Ervis Martinaj vijon të mbetet një mister për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, i cili prej gushtit të 2022 rezulton i zhdukur.

Babai i Martinajt, Mustafa Martinaj i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës së Lezhës ku kërkon që i biri i tij të shpallet zyrtarisht i zhdukur.

“Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit  të Përgjithshëm Lezhë  shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin”, thuhet në kërkesën drejtuar gjykatës.

Ishin familjarët e tij që denoncuan në polici zhdukjen e Ervis Martinajt më 11 gusht 2022, ndërsa nga hetimet efektivët nuk kanë mundur të zbulojnë se çfarë ka ndodhur me të.

Ervis Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ku është lakuar në ngjarje të ndryshme që nga aksioni “Fundi i Marrëzisë” për lojërat e fatit e deri tek ngjarjet e rënda kriminale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›