Nuk u pranua nga mazhoranca, PD çon në ‘Kushtetuese’ rrëzimin e kërkesës për Komisionin Hetimor për KAYO-n
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mospranimin nga ana e mazhorancës për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë shtetërore KAYO.

Në kërkesën e depozituar, deputetët kërkojnë shpalljen si antikushtetues të vendimit nr. 164/2026 të Kuvendit, përmes të cilit më 8 tetor mazhoranca rrëzoi projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor.
Opozita kërkon gjithashtu detyrimin e Kuvendit për ngritjen e këtij komisioni, i cili synon të hetojë ligjshmërinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit të KAYO-s me palë të treta, procedurat e përzgjedhjes së partnerëve, si dhe aktivitetin e kompanisë dhe shoqërive të saj bija në prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.