Numërohen 113 qendra votimi në Korçë, kryeson PS me 55.67 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Korçës janë numëruar 113 qendrat e para të votimit nga 422 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 15499 vota ose 55.67 %.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 9411 vota ose 33.81% të tyre.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 1043 vota ose 3.75%.
Partia Social Demokrate ka marrë 771 vota ose 2.77%.
Partia “Mundësia” ka marrë 574 vota ose 2.06% të votave.

/a.f/