E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxënësit e “Dëshmorët e Lirisë” mahnisin publikun në koncertin gala “Tinguj dhe Zëra”

Një mbrëmje e mbushur me muzikë dhe emocione u zhvillua me koncertin gala “Tinguj dhe Zëra”, ku në skenë u ngjitën nxënësit e orkestrës dhe korit të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”. Koncerti u drejtua nga dirigjenti Enea Sadushi, i cili së bashku me nxënësit solli për publikun një program të pasur artistik.

Gjatë koncertit u interpretuan plot 28 pjesë muzikore, duke përfshirë vepra të njohura të muzikës klasike dhe moderne. Programi nisi me Himnin e shkollës “Dëshmorët e Lirisë” dhe vijoi me pjesë si “William Tell”, “Tarantela Napoletane”, “Game of Thrones”, “What a Wonderful World”, si dhe valle dhe kompozime të autorëve të njohur botërorë.

Në skenë performuan dhjetëra nxënës në instrumente të ndryshme si piano, violinë dhe violonçel, ndërsa programi u pasurua edhe me interpretime vokale dhe recitime nga artistët e vegjël.

Koncerti u mbyll me pjesën “Tequila”, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke marrë duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›