Nxiste dhunë në Tik-Tok, policia vë nën hetim 16-vjeçarin

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Një 16-vjeçar është proceduar penalisht nga policia pasi nxiste dhunë në rrjetin social Tik-Tok.
Pas një video të publikuar në një portal një ditë më parë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.
Sipas policisë, në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.
Policia njofton se 16-vjeçari, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.
/a.f/