E Hënë, 2 Nëntor 2026

OKB – Abbas: Të gjitha shtetet duhet ta njohin Palestinën

NJU JORK, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Për gati dy vjet, populli palestinez në Gaza ka përjetuar një gjenocid vrasjesh dhe urie, në një luftë ku pushtuesit izraelitë po kryejnë krime kundër njerëzimit, të dokumentuara dhe të monitoruara”, tha udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, nëpërmjet një lidhjeje video me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pasi administrata Trump i mohoi vizën.

“Lufta e Izraelit në Gaza do të mbahet mend si një nga kapitujt më të tmerrshëm të shekujve XX dhe XXI”, shtoi ai.

Abbas më pas “u bëri thirrje të gjitha shteteve që ende nuk e kanë bërë, që ta njohin shtetin e Palestinës”.

“Ne bëjmë thirrje për mbështetje për arritjen e Palestinës si anëtare e plotë në Kombet e Bashkuara”. Ne tashmë e kemi njohur ekzistencën e Izraelit në vitet 1988 dhe 1993 dhe vazhdojmë ta njohim këtë të drejtë”, shtoi ai.

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez siguroi se palestinezët e refuzojnë antisemitizmin.
“Sulmet e Hamasit më 7 tetor në Izrael nuk përfaqësojnë popullin palestinez”, shtoi ai.

“Hamasi nuk do të ketë asnjë rol në qeveri; ata do të duhet t’ia dorëzojnë armët e tyre AP-së si pjesë e ndërtimit të një shteti, një ligji dhe një force sigurie. Ne nuk duam një shtet të armatosur”, përfundoi Abbas./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›