OKB, reformon mënyrën e ndihmës për Afganistanin
Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Afganistan bën publik një plan të ri për të përmirësuar mënyrën e shpenzimit të parave të ndihmës së huaj në mesin e shqetësimeve se miliarda dollarë janë shkuar kot.
Zyrtari i OKB-së, Kai Eide, dëshiron që shumica e parave të shpenzohet nëpërmjet qeverisë afgane në shkëmbëm të kontrollit më të mirë financiar dhe goditjes së korrupsionit.
Ai thotë se shumë para që dhurohen shpenzohen për paga dhe mallra në vendet që i japin ato.
Rreth 80 vende i premtuan Afganistanit gati 21 miliardë dollarë në ndihmnë në Paris muajin e shkuar, por tani donatorëve dhe qeverisë afgane po u kërkohet që të përmbushin premtimet - të çojnë shkollat, klinikat, bujqësinë dhe elektricitetin tek njerëzit që kanë nevojë për to.
Miliarda para të zhvillimit thuhet se kanë shkuar kot në shtatë vitet që nga rënia e talebanëve.
Plani i zotit Eide garanton që shpenzimi i parave të ndihmës është më mirë i koordinuar dhe më efikas.
Komuniteti ndërkombëtar premtoi të shpenzojë një sasi më të madhe të parave nëpërmejt qeverisë në shkëmbim të një kontrolli dhe përgjegjësie më të mirë financiare si dhe goditjen e korrupsionit.
Afganistani është një nga vendet më të varfëra të botës dhe shpresohet se mungesa e stabilitetit në të gjithë vendin mund të eliminohet duke përmirësuar jetët e njerëzve.
Është bërë shumë, por shumë njerëz nuk i ndjejnë ndikimet e miliardave të derdhura në vend.
Rregullimi i këtij problemi është jetësor për të fituar njerëzit në anën e qeverisë dhe për t'i mbajtur talebanët larg