E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa Nese Topi dorikandidonte do ta votoja

Te tjera rreth shkrimit Rama Topinje president mbi palet Partia e re e Topit ne pranvere Deputeti i PD dhe ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ne nje interviste te dhene per Vizion Plus ka folur gjate mbi maxhoracen dhe funksionimin e koalicionit ai eshte shprehur mbi konfliktet e Presidentit Topi me Kryeministrin Berisha por edhe mbi shume zhvillime te vitit qe po leme pas.

Si po funksionon koalicioni me LSI
Duket sikur jane zgjedhjet politike LSI pretendon se ka pasur nje ngritje ne votat qe ka marr ne zgjedhje dhe PD nje tkurrje. Duket sikur ka dicka ne bazen e PD qe nuk funksionon ashtu sic duhet ky lloj koalicioni po perdoret si hakmarrje personale per lufte te brendshme politike i jepen LSI-se votat per te eliminuar kundershtaret e brendshem ky lloj koalicioni perdoret per larje hesapesh.

Ka demtuar video e Metes koalicionin
Besoj se ketij kali beteje qe ne kishim i kane rene patkonjte nuk jemi ne ate gjendje qe ishim ne 2005 kemi si detyrim moral qe te bejme kale beteje luften kunder korrupsionit

Si e konsideroni ngjarjen e 21 janarit
Ajo po ndiqet nga drejtesia. Ne duhet e respektojme vendimin e organit te drejtesise. 21 janari mund te shmangej nese nuk do te ishte lene kriza e 2009 te shkonte aq larg. Nuk do doja te vazhdoja me tej me kete ceshtje duke qene se eshte ne duart e drejtesise shpreh mbeshtetjen per keto organe.

Zgjedhjet e 8 majit PD-ja i fitoi apo i humbi
Ato jane zgjedhje vendore te cilat fatkeqesisht konsiderohen si zgjedhje politike. Perjashtuar Tiranen e cila eshte nje bashki e fituar fatkeqesisht qytetet e tjera te medha megjithese ne koalicion me LSI-ne nuk i fituam. Pra kjo nuk mund te konsiderohet nje fitore.

Pse humbi PD ne Durres
Mund ti pergjigjem me shume pse-ra kesaj pyetje por ne respekt me strukturat e PD te Durresit nuk do ti pergjigjem. Ne ende nuk kemi bere nje analize. Nuk e kuptoj pse duhet te priten udhezime per tu bere nje analize e strukturave vendore

Tiranen e fitoi Rama me 10 vota apo Basha me 93
Tiranen e fitoi Basha atehere kur gjykata dha vendimin fatkeqesisht bukuria e asaj gare humbi edhe pse ishte nje gare e forte. Dua te shpreh respektin maksimal ndaj Bashes dhe Rames. Pasi u mbyll procesi zgjedhor Basha duhet te heshte dhe te priste vendimin e organeve.

Si e konsideroni publikimin e votes se Topit e cila shkoi per Ramen
Vete Topi ne menyre dinjitoze ka dhene sqarimet e tija ne lidhje me voten. Eumlshte e papranueshem qe vota e cilitdo individ te behet publike cdo cenim i votes eshte i patolerueshem nuk shtoj asnje koment reagimi i Topi ishte me se dinjitoz.

A konsiderohet zgjidhur kriza politike ne shqip
Eumlshte teper heret per te thene kete por viti u mbyll teper pozitivisht me miratimin e kandidatures se Avokatit te Popullit me numer maksimal votash te bene optimist. Eumlshte per te ardhur keq qe te gjitha reformat behen vetme nen presionin e opinionit nderkombetar. Duhet te shihet cfare do ndodh me ceshtje me te nxehta si vendimi mbi kodin zgjedhor.

Jeni per prekjen e kodit zgjedhor
Personalisht jam ne favor me sistemin qe ne kishim me 100 zona ku kandidatet perballen me kundershtarin. Kjo nuk ndodh se do ishte nje kthim mbrapa i pamundur. Kodi aktual ka problemet e tij ate qe quhet pabarazi e votes pasi ne qarqe te ndryshme nevojitet numer i ndryshem votash. Jam kunder listave te hapura.

Kod ideal nuk ka mirefunksionimi varet nga vullnetet politike. Nese partite futen ne nje gare me respekt dhe besim reciprok dhe lejojne qytetaret te vendosin atehere kodi nuk perben me nje problem sado difektoze te jete.

Ka edhe nje raport tjeter ne politik raportet nderinstitucionale nje nder problemet eshte raporti i mazhorances me Presidentin
Eumlshte nje raport jo normal. Ka dominuar dhe debatin e dites. Nga ana tjeter eshte nje histori qe perseritet ne menyre ciklike qe nuk demton individet qe drejtojne institucionet por vet institucionet. Sulmet e ndersjella raportet jo te bazuara ne rregulla loje ndikojne negativisht ne institucione shqiptare.

Ne origjine te debatit te ftohjes kane qene ndryshimet e Kushtetutes apo edhe te tjera
Kesaj pyetje i jane pergjigjur si Topi si edhe Berisha. Secili nga ne duhet te bej punen qe Kushtetuta dhe ligjet i ngarkojne. Kur isha pro kandidatures se Topit isha jo vetem se ishte anetar i PD por kisha bindjen se Topi nuk do ishte President vetem i PD por i te gjithe Shqiperise prandaj e mbeshteta dhe vazhdoj ta mbeshtes pasi ka kryer ashtu si duhet detyren e Presidentit.

Besoj se ndryshimet Kushtetuese kane krijuar kete carje te marredhenieve. Ka qene nje moment qe do conte ne pasoja te tjera. Nuk eshte vetem raporti i ketyre institucioneve qe eshte demtuar por i te gjithe politikes shqiptare. Me pare ne rastin e perplasjeve ekstreme presidenti kishte fuqine per te ushtruar presion tani keto ndryshime i kane hequr presidentit kete pushtet.

Nje nga akuzat ndaj Topit nga Berisha eshte per shkak te zhvillimeve me Aleacen Kuq e Zi dhe fjalet qe qarkullojne se eshte nje tentative e Topit per nje parti te re
Vete Spahiu dhe Topi kane mohuar cdo lidhje ndermjet Presidentit dhe kesaj levizje. Nuk kam asnje informacion tjeter per kete.

Topi nuk e ka mohuar rikthimin ne politik do te thote qe duhet te krijoji nje parti te re per kete. Ju keni thene qe Topi nese deshiron mund te kthehet ne Keshillin Kombetar
Eumlshte nje rregull ne statutin e PD-se dhe kjo e drejt nuk mund ti mohohet askujt pra Topi mund te vi nese e deshiron ne PD. Vetem nese ndryshon statuti i PD atehere nuk mund te rikthehet.

Nese topi rikandidon per President ju do tia jepnit voten
Nese topi do rikandidonte do ja jepja voten time nese ai kerkon nje keshill timin per rikandidimin atehere keshilla ime do ishte te mos rikandidonte. Duke pare sulmet qe po i behen Presidences.

Jeni pare ditet e fundit me Topin ne Durres. Si shihen keto raporte tuaja kaq prane me Topit kur ju keni thene edhe publikisht qe eshte miku juaj
Qendrimet e mia politike nuk kondicionohen me miqesine. E mbeshtes se ka permbushur pritshmerite e mia si President dhe si nje mik. Topi erdhi per nje vizite ne Durres dhe si deputet i qarkut ne respekt te mandatit duhet ta prisja fatkeqesisht nuk ndodhi e njejta gje me perfaqesuesit e keshillit bashkiak te Durresit. Nuk e prisja se ata do fshiheshin dhe nuk do takonin Presidentin. Kur isha anetar i keshillit ne Durres takuam kryeministrin Nano ne ate kohe. Donim apo nuk donim ishte kryeministri i vendit te njejten gje duhet te kishim bere ne rastin e vizites se presidentit Topi.

Si i keni raportet me Berishen
Qendrimet e mia ne asnje rast nuk kane cenuar maxhorancen. Qendrimi im per ceshtjen e SHISH e kam sqaruar me pare kam votuar pro Sali Shehut dhe i kam dhene arsyet kam abstenuar ndaj zonjes Bejleri sepse nuk jam dakord me votimin hapur.

Raportet i kam shume korrekte me Berishen jane marredhenie qe bazohen ne nje respekt reciprok komunikimin e fundit e kam pasur para zgjedhjeve lokale.

Nuk eshte shume kohe
Tani jam deputet i thjesht. Me pare kisha me teper kontakt duke qene se isha Minister.

Do e votoni Topallin nese kandidon per President
Une nuk merrem me emra i qendroj parimeve dhe votoj cdo kandidat te PD.

Ke konsideroni krye-sfiden e maxhorances per 2013-en
Brenda muajve te pare te 2012-es duhet te gjejme marreveshjen referuar ndryshimeve ne kodin zgjedhor me PS dhe partite e vogla. Per ti dhene me pas te gjitha forcave politike por edhe administrates per pergatitjet per zgjedhjet e 2013-es dhe per permbushjen 12 rekomandimeve per integrimin ne BE. Nje nga pikat kryesore eshte funksionimi normal i kuvendit te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›