Topi: “Të mbrohen gjykatësit, të dënohen abuzuesit”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Drejtësia kërkon që ky Këshill të mbrojë gjyqtarët nga sulmet abuzive dhe të pabaza, po aq sa të disiplinojë gjyqtarët që janë abuzues. Këshilli i Lartë Drejtësisë, si qeverisje e gjyqësorit, ka detyrimin kushtetues që të mbrojë gjyqtarët dhe unë ju ftoj ta bëjmë moto të misionit tonë, ashtu siç duhet të ndëshkojmë çdo individ, i cili cenon integritetin e gjyqtarëve dhe rrënon imazhin e sistemit të drejtësisë”
Sistemi i drejtësisë duhet të mbrojë gjyqtarët nga sulmet, por gjithashtu, të ndëshkojë abuzuesit e ligjit. Kjo ka qenë kryefjala e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëkohësisht Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Kreu i Shtetit drejtoi dje mbledhjen e parë të KLD-së pas përfudimit të pushimeve. Me cilësinë e kryetarit të KLD-së, zoti Topi theksoi në fjalën e tij rëndësinë që ka rritja e besimit tek publiku për sistemin e drejtësisë. Në këtë drejtim, Topi tha se gjyqtarët duhet të zbatojnë vetëm Kushtetutën dhe ligjin dhe të bëhen garantë të të drejtave të njeriut. Duke u ndalur tek aktiviteti i KLD-së, presidenti Topi kërkoi rritjen e prezencës së këtij Këshilli në të gjitha gjykatat e vendit.
Mbledhja
Topi theksoi dje se pushteti gjyqësor dhe sistemi i drejtësisë kanë nevojë për pavarësi, por ajo nuk dhurohet, por fitohet. “Në këto kushte, ajo çka duhet të bëjë çdokush për të kontribuar në këtë përpjekje për më shumë integritet dhe pavarësi të gjyqësorit, është që çdo gjyqtar të zbatojë me përpikëri ligjin, Kushtetutën dhe të jetë garant i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Besimi tek publiku do të jetë çelësi për një sistem drejtësie të konsoliduar dhe të qëndrueshëm”, - tha ai. Sipas tij, çdo gjyqtar duhet të ketë busull orientimi aftësitë e tyre profesionale juridike mbi prirjet dhe tendencat shpeshherë negative për ta korruptuar sistemin. Topi theksoi se një sistem drejtësie i cunguar prodhon një demokraci të deformuar dhe anasjelltas, shteti juridik është garanti për një demokraci të kulluar. Ai shtoi se një vendim gjyqësor vlen përgjithmonë, ndaj është e justifikuar çdo përpjekje për të garantuar plotësisht dhënien e tij me drejtësi dhe me transparencë. “Drejtësia kërkon që ky Këshill të mbrojë gjyqtarët nga sulmet abuzive dhe të pabaza, po aq sa të disiplinojë gjyqtarët që janë abuzues. Këshilli i Lartë Drejtësisë, si qeverisje e gjyqësorit, ka detyrimin kushtetues që të mbrojë gjyqtarët dhe unë ju ftoj ta bëjmë moto të misionit tonë, ashtu siç duhet të ndëshkojmë çdo individ, i cili cenon integritetin e gjyqtarëve dhe rrënon imazhin e sistemit të drejtësisë”, - theksoi ai. Presidenti u shpreh se drejtësia nuk lidhet me të qenit i butë apo i rreptë. Ai pohoi gjithashtu se KLD ka për detyrë po aq sa inspektimet, apo procedimet disiplinore edhe hartimi i akteve të posaçme nënligjore, që kanë dalë në zbatim të ligjit të ri për organizimin e pushtetit gjyqësor dhe një pjesë e të cilave u prezantuan dje në mbledhje. Kreu i Shtetit tha se Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të demonstrojë se ka në themel të misionit të vet ligjshmërinë, duke respektuar vendimet e Gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese, si dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë, veçanërisht të programit EURALIUS, me të cilët ky Këshill ka ngritur një marrëdhënie bashkëpunimi shumë të frytshme dhe të suksesshme. “Me sanksionim nga vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë se veprimtaria e këtij Këshilli të nderuar përbën qeverisjen e të gjithë gjykatave shqiptare të dy niveleve të para, më lejoni të shpreh bindjen time se dëshmitarë të takimeve dhe mbledhjeve të tij në të ardhmen nuk do të jenë thjesht këto ambiente që janë në aksin kryesor të bulevardit të Tiranës, por do të jetë një praktikë që do të implementohet nga ky Këshill për të qenë pranë gjykatave në qytetet kryesore të Shqipërisë, ku ky Këshill patjetër që nuk do të jetë thjesht mekanikisht pranë këtyre gjykatave, por do të jetë afër tyre për të dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë, por edhe me një influencë të padiskutueshme psikologjike në atë që kërkon sot publiku shqiptar që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të mos ndihet i instaluar vetëm në qendër të Tiranës, por të jetë prezent kudo në territorin shqiptar, sepse drejtësia jepet kudo, në çdo pjesë të territorit shqiptar, në çdo qelizë të shoqërisë dhe, sigurisht, ato që janë në periferi e ndiejnë më të nevojshme, më të domosdoshme praninë e këtij Këshilli”, - tha ai. Në fund të fjalës së tij, Topi theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe ngritja e integritetit gjyqësor janë objektiva dhe parametra që KLD i detyrohet shoqërisë shqiptare dhe përgjegjësive në arenën ndërkombëtare të së drejtës dhe aspiratës për partneritet në strukturat e Bashkimit Evropian.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008