Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka vizituar qendra të votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.
Përmes një postimi në “X” Bashkimi Evropian në Kosovë ka njoftuar se Orav iu bashkua kolegëve të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve.
Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën, transmeton KosovaPress.
“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, iu bashkua #Diplomaticwatch për Zgjedhjet Lokale të sotme së bashku me kolegët e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim.
Orav tha se këto vizita i ofruan pasqyrë të vlefshme të procesit.
/Kosovapress/