Osmani në SHBA, merr pjesë në panelin “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit”

PRISHTINË, 26 shtator/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në panelin “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet”, të organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Osmani njoftoi në rrjetet sociale se ishte e pranishme si e ftuar nga zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau. Presidentja Osmani ka udhëtuar në Nju Jork për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Kosovapress/