E Hënë, 2 Nëntor 2026

NJU JORK – Lammy: Konflikti në Gaza i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund tani

LONDËR, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Zëvendëskryeministri britanik, David Lammy, e ka cilësuar konfliktin në Gaza si “çnjerëzor” dhe “tërësisht të pajustifikueshëm”, duke bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftimeve.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Lammy e përshkroi si “tragjed” situatën i izraelito-palestineze.

“Çfarë po ndodh në Gaza është e papranueshme, çnjerëzore, plotësisht e pajustifikueshme dhe duhet të marrë fund tani”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ai kujtoi se Britania kishte njohur shtetin e Palestinës  “me krenari “ dhe theksoi se si populli palestinez ashtu edhe ai izraelit “meritojnë më shumë”.

Ai shtoi se përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga Izraeli dhe zhvendosja e përsëritur e familjeve palestineze mund të ndalen vetëm me veprim diplomatik të bashkërenduar për të mbajtur gjallë shpresën për paqe.

Lammy theksoi gjithashtu se Britania do të vazhdojë të qëndrojë në krah të popujve të Ukrainës dhe Sudanit dhe do të punojë me SHBA-në e vende të tjera për një paqe të qëndrueshme.

“Zgjidhja është vetëm kjo; pengjet jashtë tani, ndihma brenda tani dhe armëpushim tani”, tha ai.

“Ne nuk do të pushojmë derisa të vijë dita kur dy shtetet do të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”.

Më herët gjatë javës, ministrja e Jashtme Yvette Cooper tha në OKB se njohja e shtetit palestinez duhet të jetë një “nxitje për veprim”, jo një “zëvendësim për të”.

Ajo theksoi se vendimi i Britanisë për të njohur Palestinën , një hap kryesisht simbolik i ndërmarrë së bashku me Kanadanë, Australinë dhe Portugalinë të dielën, pasqyron “realitetin e rëndë” se zgjidhja me dy shtete ndodhet “në rrezik të thellë”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›