E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani në takim me përfaqësuesin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

PRISHTINË, 27 gusht/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Rene Troccaz, ku u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë dhe siguria rajonale.

Osmani përsëriti orientimin strategjik të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin e palëkundur për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se reformat, sundimi i ligjit dhe përputhja me standardet evropiane mbeten prioritetet kryesore, transmeton KosovaPress.

Ajo theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj stabilitetit politik dhe funksionimit të plotë demokratik të institucioneve, duke përmendur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të shumicës së nënkryetarëve si hapa kyç në këtë drejtim.

Sa i përket masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Presidentja Osmani tha se përveçse këto masa janë të padrejta, sepse godasin pa arsye qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, ato poashtu dëmtojnë proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit si dhe dëmtojnë kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për vjedhjeNë përfundim, Osmani riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal./KosovaPress.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›