E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJET/ Operacioni “Mesnata”, kapet në Tiranë 27-vjeçari me armë pa leje

Një 27-vjeçar me banim në Domje ka rënë në prangat e Policisë në rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur gjatë orëve të natës.

Gjatë kontrollit në kuadër të opercionit “Mesnata”, të riut E. S., iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak si edhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve intensive të zhvilluara pas mesnatës, me fokus identifikimin e shtetasve që qarkullojnë të armatosur dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët dhe rendin publik, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat, në rrugën “Ibrahim Rugova” u kap dhe u arrestua shtetasi E. S., 27 vjeç, banues në Domje.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›