E Martë, 3 Nëntor 2026

PARIS – Franca paralajmëron për rrezikun e përshkallëzimit të luftës me Iranin

PARIS, 22 qershor /ATSH-DPA/- Franca u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira të tregojnë vetëpërmbajtje pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran, me qëllim që të shmanget një përshkallëzim dhe zgjerim i konfliktit.

Franca është e bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për mosmarrëveshjen bërthamore mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje të negociuar brenda kuadrit të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore, tha sot ministri i Jashtëm, Jean-Noël Barrot.

“Parisi mbetet i gatshëm të kontribuojë së bashku me partnerët e tij”, tha ai.

Barrot tha se Franca nuk ishte as e përfshirë në sulmet e SHBA-së dhe as në përgatitjen e tyre.

Ai deklaroi se ata kishin mësuar me shqetësim për sulmet ndaj tre objekteve bërthamore iraniane gjatë natës.

Franca ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj të vendosur ndaj përpjekjeve të Iranit për të pasur armë bërthamore. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›