IRAN – Ministri i Jashtëm në Moskë për bisedime me Putinin

STAMBOLL, 22 qershor /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se do të udhëtonte drejt Moskës për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Takimi është planifikuar të hënën”, u tha Araghchi gazetarëve sot në Stamboll.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan Iranin – së bashku me Izraelin – gjatë natës dhe, sipas presidentit të SHBA-së, Donald Trump objektet bërthamore iraniane ishin shkatërruar plotësisht.
Midis tyre ishte edhe objekti nëntokësor i pasurimit të uraniumit “Fordow”.
Rusia kohët e fundit paralajmëroi për një kërcënim të vërtetë bërthamor për shkak të sulmeve të Izraelit ndaj objekteve të energjisë bërthamore në Iran.
Deri më tani, konsiderohej e pamundur që Rusia të mbështeste Iranin me trupa.
Edhe pse Moska dhe Teherani zyrtarisht përfunduan një partneritet strategjik të njohur gjerësisht këtë vit, ai nuk përfshin një klauzolë për ndihmë ushtarake – ndryshe nga marrëveshja midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. //a.i/