E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

PARIS, 30 shtator /ATSH/ – Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, i cili u gjet sot i vdekur në hotelin “Hyatt Regency” në Paris – i kishte lënë një shënim vetëvrasjeje bashkëshortes së tij, tha zyra e prokurorit të Parisit, sipas “Le Parisien”.

“Trupi i pajetë i ambasadorit Nkosinathi Emmanuel Mthethwa u zbulua nga një roje sigurie sot në mëngjes në oborrin e brendshëm të hotelit në Parisin perëndimor, ku ai kishte rezervuar një dhomë në katin e 22-të”, tha prokurori.

Departamenti i Punëve të Jashtme i Afrikës së Jugut konfirmoi vdekjen e Mthethwa, duke shtuar se rrethanat ishin nën hetim nga autoritetet franceze.

“Ambasadori Mthethwa ishte një diplomat i shquar i kombit, karriera e të cilit u shënua nga shërbimi i përkushtuar në portofole të rëndësishme ministrore”, tha Departamenti i Punëve të Jashtme në një deklaratë, duke e quajtur vdekjen e tij “një humbje kombëtare”.

Mthethwa ishte ministër i Arteve dhe Kulturës i Afrikës së Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2019. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›