E Martë, 3 Nëntor 2026

PARIS – Kulla Eifel e fikur në mbrëmje për nder të papa Françeskut

PARIS, 21 prill /ATSH-AFP/ – Kulla Eifel do të fiket sonte për nder të papa Françeskut, i cili vdiq sot në mëngjes në moshën 88-vjeçare, njoftoi kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, duke shtuar se ajo do të propozonte që një vend në Paris t’i vihej emri i tij.

Në një deklaratë, kryebashkiakja socialiste vlerësoi “përkushtimin e saj për një Kishë që shtrihet tek më të pambrojturit”, si dhe dëshirën e Tij për të vendosur “ekologjinë në qendër të shqetësimeve shpirtërore dhe sociale” dhe mbrojtjen e Tij për “mirëpritjen e refugjatëve”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›