E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Papa Françesku u prehtë në paqe

UASHINGTON, 21 prill /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë i bëri homazhe sot papa Françeskut, pas vdekjes së tij, me një mesazh të shkurtër në rrjetin social X duke thënë “Papa Françesku u preftë në paqe”.

Mesazhi shoqërohet me foto të takimit të papës së ndjerë me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin J.D. Vance, kur ky i fundit u prit dje për pak minuta nga Françesku, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare mëngjesin e sotëm./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›