RUSI – Putin: Papa Françesku mbrojtës i humanizmit dhe drejtësisë

MOSKË, 21 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin nderoi sot papa Françeskun, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, duke e konsideruar atë si një “udhëheqës të mençur” dhe një “mbrojtës të vazhdueshëm të vlerave të larta të humanizmit dhe drejtësisë”.
“Gjatë gjithë pontifikatit të tij, ai kontribuoi në mënyrë aktive në zhvillimin e dialogut midis Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Katolike Romake, si dhe në ndërveprimin konstruktiv midis Rusisë dhe Selisë së Shenjtë”, shtoi Putin në një telegram ngushëllimi të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit./ a.jor.