PARIS – Kulla Eiffel ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas

PARIS, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kulla Eiffel do të ndriçohet sonte në orën 21:05 me ngjyrat e flamurit verdheblu ukrainas, katër vjet pas pushtimit rus të vendit të martirizuar të Evropës.
Franca i ka qëndruar pranë Ukrainës që nga fillimi.
”Më 24 shkurt, që shënon përvjetorin e katërt të trishtë të pushtimit rus të Ukrainës, Kulla Eiffel do të ndriçohet me ngjyrat e Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Qyteti i Parisit.
Gjatë vizitës së saj në Kiev fundjavën e kaluar, kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, u takua me kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, dhe zyrtarisht i dorëzoi tetë gjeneratorë dhuruar Kievit nga kryeqyteti francez për të lejuar që ndërtesat publike thelbësore, si spitalet dhe shkollat, të vazhdojnë të funksionojnë.
Në Paris, duke filluar nga ora 20:30, është planifikuar gjithashtu një protestë në solidaritet me Ukrainën në ”Parvis des Droits de l’Homme”, pranë ”Place du Trocadéro”, me një pamje marramendëse të Kullës Eiffel.
Ambasadori ukrainas në Francë, Vadym Omelchenko, pritet gjithashtu të mbajë një fjalim si dhe nënkryetari i bashkisë së Parisit, Patrick Bloche./ a.jor.