E Diel, 1 Nëntor 2026

PARIS – Macron: Pasoja të papara nëse shkelet sovraniteti i Groenlandës

PARIS, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Një shkelje e sovranitetit të Groenlandës do të kishte pasoja të pashembullta, paralajmëroi presidenti francez Emmanuel Macron, para takimit të Këshillit të Ministrave në Pallatin Elysee.

“Ne nuk i nënvlerësojmë deklaratat e Trump për Groenlandën, por nëse shkelet sovraniteti i një vendi evropian dhe aleat, pasojat do të ishin të pashembullta”, shtoi ai.

‘’Franca po e ndjek situatën me vëmendjen më të madhe dhe veprimi i saj do të jetë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe sovranitetin e saj”, shtoi presidenti.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›