E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Macron paralajmëron Izraelin se po shkatërron “besueshmërinë” e tij për shkak të luftës në Gaza

PARIS, 18 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi sot se Izraeli po shkatërron besueshmërinë e tij si rezultat i luftës së tij të vazhdueshme në Gazë.

“Izraeli po shkakton kaq shumë vdekje dhe viktima midis civilëve, sa po shkatërron plotësisht imazhin dhe besueshmërinë e vendit, jo vetëm në rajon, por kudo në opinionet publike”, tha Macron në një intervistë për transmetuesin izraelit “Channel 12”.

Macron tha se operacioni ushtarak në Rripin e Gazës ishte kundërproduktiv dhe një dështim.

“Nëse duam të thyejmë “rrethin vicioz” të dhunës, grupi militant palestinez “Hamas” duhet të shkatërrohet”, tha udhëheqësi francez.

“Megjithatë, lufta nuk është e mjaftueshme për të mposhtur Hamasin”, shtoi ai.

Macron ka ushtruar vazhdimisht presion mbi Izraelin që t’i japë fund luftës në Gaza, e cila shpërtheu pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Franca do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, javën e ardhshme. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›