FRANCË – Protesta masive kundër masave shtrënguese të qeverisë

PARIS, 18 shtator /ATSH-DPA/- Qindra mijëra pjesëmarrës protestuan sot kundër masave shtrënguese në Francë.
Sindikata CGT tha se më shumë se 1 milion njerëz morën pjesë në demonstrata, megjithëse shifra e dhënë nga Ministria e Brendshme ishte 500 000.
Shumë prej tyre iu bashkuan protestave në të gjithë vendin.
Bllokada të shumta rrugësh u shkaktuan sot në mëngjes në stacionet e autobusëve, qendrat e trafikut dhe shkollat e mesme, ndërsa dhjetëra protestues sulmuan oborrin e Ministrisë së Ekonomisë.
Më shumë se 180 persona u arrestuan në të gjithë vendin, duke përfshirë 30 arrestime në Paris.
Protesta kishte për qëllim të ushtronte presion mbi kryeministrin e ri, Sébastien Lecornu – i cili po shqyrton miratimin e një buxheti të ri shtrëngues – pas rënies së qeverisë së mëparshme në fillim të këtij muaji.
Protestat u thirrën nga një aleancë e gjerë sindikatash, të cilat kanë argumentuar se masat mund të kërcënojnë jetesën e punonjësve, pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.
Një propozim për të eliminuar dy festa zyrtare ka qenë objekt kritikash, megjithëse Lecornu ka njoftuar tashmë se masa do të hiqet.
Franca po përjeton një krizë të zgjatur buxhetore dhe politike. //a.i/