E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Macron siguron Spanjën për “solidaritetin evropian” të Francës në debatin me Trump

PARIS, 4 mars /ATSH-DPA/- Presidenti francez, Emmanuel Macron e siguroi sot homologun e tij spanjoll Pedro Sánchez për solidaritetin e Francës në debatin e kryeministrit spanjoll me presidentin e SHBA-së, Donald Trump mbi luftën në Iran.

“Në një bisedë telefonike me Sánchez, Macron shprehu “solidaritetin evropian” të Francës me Spanjën, sipas burimeve pranë presidentit francez.

Trump kërcënoi dje në një dalje për shtyp gjatë vizitës së kancelarit gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë, se do të ndërpresë tregtinë me Spanjën – për shkak të refuzimit të qeverisë së Sánchez për të lejuar SHBA-në të përdorë bazat ushtarake – për luftën e saj me Iranin.

Trump tha se duke pasur parasysh qëndrimin e Spanjës, ai i kishte udhëzuar sekretarit të Departamentit të Thesarit Scott Bessent të ndalonte të gjitha marrëdhëniet me Madridin.

“Ne nuk duam të kemi asgjë të përbashkët me Spanjën”, tha presidenti Trump.

Qeveria spanjolle e ka justifikuar qëndrimin e saj duke argumentuar se lufta, sipas saj, është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Vetë Franca është përballur gjithashtu me kritika të ashpra nga Trump. Në janar, për shkak të qëndrimit hezitues të Francës për t’u bashkuar me këshillin e paqes të iniciuar nga SHBA-ja për Rripin e Gazës, Trump ka kërcënuar me tarifa prej 200% për verën dhe shampanjën. //a.i/.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›