PARIS – Vizita e Macron në Azinë Juglindore: Forcimi i lidhjeve pa kushte

PARIS, 22 maj /ATSH/- Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Azinë Juglindore për të paraqitur Francën dhe Evropën si partnerë të besueshëm “pa kushte”, ndërsa SHBA-ja dhe Kina po përdorin mënyra më agresive për të fituar ndikim në rajon, thanë zyrtarët, sipas “Reuters”.
Macron do të mbërrijë të dielën në Hanoi, udhëtimi i parë i një presidenti francez në Vietnam – në gati një dekadë, për të vazhduar në Indonezi dhe për të përfunduar në Singapor, ku do të mbajë një fjalim në Dialogun vjetor Shangri-La, Konferenca më e lartë e Mbrojtjes, në Azi.
Presidenti francez do ta paraqesë Francën dhe Evropën si mbrojtëse të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe tregtisë së bazuar në rregulla – në një kohë kur fuqi të tjera botërore si SHBA-ja nën drejtimin e presidentit Donald Trump dhe Kina përdorin metoda më “shtrënguese”.
“Ne mbrojmë idenë e rregullave për tregtinë ndërkombëtare, ne nuk mbështesim ligjin e xhunglës, ku bëhet fjalë për mbijetesën e më të fortit”, tha dje një këshilltar i presidentit francez.
Vietnami, i varur nga eksportet, u gjend në befasi nga kërcënimi i tarifave të larta të SHBA-se – ndërsa Franca është e prirur të diversifikojë burimet dhe tregjet e furnizimit për t’u mbështetur më pak te Kina.
“Dhjetëra marrëveshje mund të nënshkruhen gjatë tre vizitave shtetërore te presidentit Macron”, tha Elysee.
Vizita e Macron në Azinë Juglindore vjen mes pasigurive mbi zinxhirët e furnizimit dhe tregtisë globale. //a.i/