E Diel, 1 Nëntor 2026

PD kundër projektkalendarit, Bardhi: Të mos perfshihet Reforma Territoriale, s’mund të kalojë pa konsensusin tonë

PD është kundër projektkalendarit të Kuvendit për përfshirjen e Reformës Territoriale.

Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, kërkoi që projektligji të mos përfshihet në kalendarin e punimeve, duke argumentuar se procesi i konsultimit publik duhet të vijojë.

Bardhi e cilësoi të papranueshme shqyrtimin e reformës pa konsensusin e opozitës dhe akuzoi mazhorancën për shkelje të Kushtetutës.

Gazment Bardhi: Partia Demokratike është kundër këtij kalendari që keni paraqitur. Ju keni përfshirë për diskutim projektligjin për Reformën Territoriale. Kjo është një çështje e papranueshme për shumë faktorë.

Së pari, nuk mund të kaloni një reformë kaq të rëndësishme pa konsensusin e opozitës. Gjithashtu, ju zhvilluat një proces tallës me shqiptarët. Ngritët një komision, ndërkohë që ndarjen e kishit në tavolinë dhe e kishit të gatshme.

Sot e sillni këtë çështje këtu, të përfshirë në kalendar. Edhe ajo që po bëni sot është një tallje dhe shkelje e Kushtetutës, pasi aktualisht ka një proces konsultimi publik, ndërsa ju parashikoni diskutimin e projektligjit në komisione. Prandaj, ne jemi kundër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›