POLONI – Konservatori Karol Nawrock fiton balotazhin, shpallet fitues i zgjedhjeve

VARSHAVE, 2 qershor /ATSH-DPA/- Konservatori polak, Karol Nawrocki ka fituar balotazhin e zgjedhjeve për president, duke numëruar më shumë se 99% të votave nga komisioni zgjedhor.
“Nawrocki siguroi më pak se 51% të votave”, raportoi sot media polake “Rzeczpospolita” dhe portali “Onet.pl”.
Kundërshtari i tij, kandidati liberal Rafal Trzaskowski, mori pak më shumë se 49% të votave.
Të gjitha sondazhet e opinionit në prag të votimit të së dielës treguan një hendek shumë të vogël midis kandidatëve – që nga raundi i parë i votimit më 18 maj.
Në Poloni, presidenti mban një mandat 5-vjeçar dhe ka kompetenca të gjera, duke përfshirë përfaqësimin e vendit jashtë vendit, formësimin e politikës së jashtme, emërimin e kryeministrit dhe kabinetit, dhe shërbimin si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura në rast lufte. //a.i/