E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-PD debate për integrimin, opozita: Qeveria nuk raporton. Shumica: Procesi nuk çalon

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian shkaktoi debate në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme. Opozita akuzoi qeverinë për shkelje të rregullores së Kuvendit, pasi sipas saj nuk ka raportuar çdo fillimviti për ecurinë e vendit tonë në këtë proces.

“IBAR-i – për të mos i lënë vendin spekulimeve, Ministri dhe kryenegociatorja të vijnë e të raportojnë sa më parë për IBAR-in që na e bën fushë me lule që gjithçka po ecën siç ishte parashikuar. Të vijë raporti menjëherë”, tha Albana Vokshi, deputete e PD

Përgjigjen e dha zevenëdëskryetarja e parlamentit Klodiana Spahiu e cila mohoi akuzat e procesi i integrimit po çalon.

 “Procesi vijon normalisht”, u shpreh Klodiana Spahiu, zëvëndës kryetare e Parlamentit

Megjithatë kryetari i Komisionit të Jashtëm Igli Hasani theksoi se ministrant përgjegjës duhet të raportojnë sa më parë në Kuvend.

“Për raportin kam kërkuar të vijë sa më shpejt. Do i çoj letër Hoxhës dhe kryenegociatores të vijnë në komision”, deklaroi Igli Hasani, kryetar i Komisionit të Jashtëm.

Në Komision këtë të mërkurë u dëgjuan dhe kandidaturat për amabsadorë të shqipërisë në BE dhe në Bruksel ku Albana Dautllari dhe Gazmend Barbullushi morën miratimin e opozitës!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›