Meta mbetet në burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën: Masa e sigurimit personal, për një qëllim të ligjshëm

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën e bërë nga ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta, për ndryshim të masës së sigurisë.
Me shumicë votash, Kushtetuesesja vendosi se, çështja nuk mund të shqyrtohet pasi është nën hetim.
Po ashtu Gjykata Kushtetuese u shpreh se masa e sigurimit personal ndaj Metës është vendosur për një qëllim të ligjshëm, duke rrëzuar kërkesën e tij.
Seanca ka zgjatur rreth 4 orë.
Ish presidenti i Republikës dhe presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua me urdhër të SPAK më 21 tetor, nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.