E Diel, 1 Nëntor 2026

Parade kengetaresh ne kolanen shekullore

Gala, sic i ka hije kolanes se perlave te muzikes se vertete shqiptare, ishte ajo e mbremjes te se shtunes ne spektaklin e shqiptareve. "Kenget e shekullit" mbyllen siparin e tyre, duke ngjitur ne skene per jave te tera emrat me te zeshem te muzikes se lehte shqiptare. Ndersa dhurata e madhe per te fundit mbremje te ketij edicioni te dyte te spektaklit ishin te gjithe bashke, ne nje nate te vetme, per ore te tera ne Tv Klan. Ikonat e skenes shqiptare u ngjiten nje nga nje, per te interpretuar kenget e tyre, qe kahere i paten interpretuar ne skenat shqiptare. Shume emocione, surpriza dhe endrra, prej atyre te rinise se hershme, qe plotesohen ne nje nate te madhe spektakli. Emra, qe per vite me radhe s'e paten shkelur skenen, munden te jene me shqiptaret ne kete spektakel, duke qene edhe njehere nen efektin e duartrokitjeve dhe dritherimave, qe vetem publiku shqiptar mund t'iu fale.
Kolane e kengeve shekullore te shqiptareve, qe perhere ka per te mbetur ne kujtese, ndersa ky spektakel, pos i suksesshem, do te mbese perhere i deshiruar nga shqiptaret. Jane kenget e vendit tone, qe kane mundur te shperfaqen fale pasionit te "Promotor". Jo vetem te Pandi Lacos, qe kete vit ishte ne balle te publikut, por te regjisorit Bledar Laco. E mbi te gjitha te kompozitorit Adrian Hila, qe perhere eshte pas kamerave, por pa dyshim eshte fuqia e madhe e ketij spektakli. Pergjate ketyre neteve jane permendur edhe ata meteoret, kengetare qe kane bere buje vetem me nje kenge te tyre, e me pas nuk kane mundur ta shkelin me skenen. Punetore Manci dikur kendonte: "Je veshur ushtarake!" S'mundi ta prekte me skenen, ndonese kenga e saj mbeti ne mendjen e shqiptareve. Mbremja e se shtunes, galaja e madhe e "Kengeve te shekullit", e ngjiti ne skene. Jo vetem! Por me Anjeza Shahinin, vajzen e saj, pjese e spektaklit prej mbremjes se pare te tij.
Ishte nje parade e vertete e muzikes sone te lehte, me emrat me ne ze te saj; Tonin Tershana e Ema Qazimi, Liljana Kondakci, Drita Makashi, Kozma Dushi, Lindita Theodhori, Aleksander Gjoka, Arta Babaramo, Luan Zhegu, Gjergj Leka, Vikena Kamenica, Mefarete Laze, Anita Take, Kujtim Prodani. Ndersa ata qe e mbajten gjalle pergjate neteve, kengetaret e perhershem te skenes, kishin duetet e tyre te medha me kengetaret qe vite me pare i interpretuan kenget e tyre. Mira Konci, Anjeza Shahini, Eranda Libohova, Sherif Merdani, Redon Makashi, Eneida Tarifa, Evis Mula, Endri & Stefi Prifti bene spektaklin e madh, me krijimet e me te medhenjve te muzikes shqiptare, kompozitoreve si; Agim Krajka e Agim Prodani, qe nuk i munguan asnje mbremjeje te spektaklit. Ndersa me te rinjte qene aty, per te mesuar dhe per te dhene versionin e tyre te interpretimit ne kohen kur dekada kane shkuar.
Anita Take, me perlat e Agim Prodanit
Plot energji e plot jete, duke fshehur edhe vitet, Anita Take nuk i mungoi skenes se madhe te "Kengeve te Shekullit". Plot 60 vjet ka shkuar ne skene, por zeri nuk i eshte mpakur! Kolane qe s'mund te mos ngjitej ne skenen e kenges shqipe, krijime te Agim Prodanit, shokut te saj te jetes dhe kompozitorit te kengeve, qe ajo ka ngjitur ne skene nder vite. Pjese e thesarit kombetar, kolana e krijimeve te Prodanit u interpretua jo vetem nga Take, po dy vellezerit korcare te spektaklit, Stefi & Endri dhe djali i kompozitorit, nje emer i njohur i muzikes sot, Kujtim Prodani.
Drita & Redon Makashi, "Serenate per nusen"
Rrallekush mund te mos e mbaje mend Drita Makashin dhe interpretimet e saj per dekada te tera. Pas shume vitesh pa shkelur ne skene, galaja e madhe e "Kengeve te Shekullit" ben qe ajo te marre serish duartrokitje te publikut. Jo vetem, ama! Asnjehere me pare nuk qene ngjitur bashke ne skene, por ky spektakel beri qe Redoni te ishte perkrah nenes se tij, perballe publikut. Domethenese kenga qe u interpretua prej tyre, "Serenate per nusen", e qe percolli jo pak emocion nder ata, qe me pare e kane degjuar Driten te interpretoje ne skene.
Indrit Mesiti triumfon ne "Shtepine e Artisteve"
"Kenget e Shekullit" nuk qene vetem nje parade kengesh dhe as thjesht nje manifestim i muzikes se vertete shqiptare. Ka pasur edhe nje "gare" mes te rinjve, kengetare qe per jave te tera u "mbyllen" ne "Shtepine e Artisteve" dhe prej tyre do te ishte vetem njeri fitues. Te rinj, por te sprovuar me skenen, gara mes Samantes, Veses, Orgeses, Klajdit, Matoes, Indritit dhe Xhejsit qe jo pak e forte. Por vetem njeri mundi te triumfoje dhe ishte pikerisht Indrit Mesiti, qe pergjate spektaklit jo vetem ka interpretuar, por edhe ka riorkestruar nje pjese te mire te materialeve muzikore, qe kane kenduar artistet e rinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›