E Diel, 1 Nëntor 2026

Parandalohet ngjarja kriminale në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari që dhunoi dhe kanosi bashkëshorten

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje dhe ka vënë në pranga një 37-vjeçar.

Shtetasi A. B., akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pezë Helmes.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje.

Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›