E Diel, 1 Nëntor 2026

U ekstradua nga Zimbabve, mbetet në burg ish-administratori i inceneratorit të Fierit

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg ish- administratorin e inceneratorit të Fierit, Loran Dusha, që u ekstradua dy ditë më parë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, ndërsa u kap në Zimbabve.

Dusha nuk ishte prezent në sallën e gjyqit për shkak të disa problemeve shëndetësore, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Ai u dënua nga shkalla e parë me 4 vjet e 8 muaj burg, ndërsa më pas Apeli prishi vendimin duke e rikthyer dosjen e impiantit të djegieve të Fierit për rigjykim me një tjetër trupë gjyqësore./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›