E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e hënë, 21 prill 2025

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet ngas kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e gradualisht në orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi 4-6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të  forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/27 Diell re shi
Kukës 9/25 Diell re shi
Lezhë 12/26 Diell re shi
Dibër 9/25 Diell re shi
Durrës 11/27 Diell re
Tiranë 12/28 Diell re shi
Elbasan 11/28 Diell re shi
Berat 9/29 Diell re shi
Vlorë 13/25 Diell re
Korçë 8/24 Diell re shi
Gjirokastër 11/27 Diell re shi
Sarandë 12/25 Diell re

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›