E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e hënë, 30 qershor

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-16 m/s.

Deti – Valëzimi 1-3 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›