E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pastrim bregdetit të Vilë Bashtovës në prag të sezonit veror


TIRANË, 8 prill/ATSH/ Në prag të nisjes së sezonit veror 2026, në deltën e Shkumbinit pranë Vilë Bashtovës, ka nisur pastrimi i prurjeve të shumta të lumit.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit tha se, aksioni i pastrimit nisi me iniciativën dhe kërkesën e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit së cilës i kanë shkuar në ndihmë punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë dhe Bashkisë Rrogozhinë, së bashku me angazhimin e mjeteve dhe të Forcave të Ushtrisë, Zyrës Vendore Arsimore.

Zona e Vilë Bashtovës vitet e fundit ka njohur rritje të numrit të vizitorëve, veçanërisht edhe të turistëve të huaj të cilët tërhiqen nga festivali i përvitshëm i Bashtovës, por edhe nga fortesa historike e restauruar së fundmi me mbështetetjen e programit të BE, EU4Culture.

Kalaja e Bashtovës ndodhet rreth 2 km larg fshatit Vilë-Bashtovë në afërsi të lumit Shkumbin. Kalaja u ndërtua në shekullin XV dhe shërbeu si një objekt tregtimi për tregtarët venecianë dhe si një fortesë për të larguar pushtuesit osmanë. Pozicioni i saj strategjik i lejoi luftëtarët mesjetarë të kontrollonin një zonë shumë të madhe të Adriatikut në perëndim dhe njëkohësisht, fushën në lindje. /j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›