E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrim i mbetjeve drusore në HEC-in e Komanit

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Në HEC-in e Komanit vijon pastrimi nga mbetjet drusore, të cilat gjatë kësaj periudhe me reshje intensive kanë ardhur në sasi tepër të larta.

Sipas KESH-it, ky proces është thelbësor për të garantuar gatishmërinë e agregateve dhe ruajtjen e eficiencës së prodhimit të energjisë elektrike.

Mbetjet e grumbulluara depozitohen në një vend të posaçëm dhe pasi thahen u jepen shkollave dhe komunitetit të zonës, duke sjellë një përfitim të drejtpërdrejtë social dhe mjedisor.

Procesi i pastrimit kryhet vazhdimisht nga punonjësit e KESH për të siguruar mirëmbajtjen dhe funksionimin e sigurt të digës.

Si pasojë e reshjeve të fundit që përfshinë vendin në afërsi të digës janë grumbulluar lëndë drusore dhe mbeturina të ndryshme.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›