Pavlefshmëri të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, KAS rrëzon 3 kërkesat e PD-ASHM

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot me shumicë votash, rrëzimin e kërkesës ankimore të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj në zonën zgjedhore qarku Korçë, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova.
KAS gjithashtu vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Korçë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.
Gjithashtu, me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj në zonën zgjedhore qarku Lezhë, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova.
Si dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.
KAS me shumicë votash vendosi gjithashtu rrëzimin e kërkesës ankimore të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova, si dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.