Pedagogu: Berisha nuk ka më Nanon përpara, ka Ramën që nuk lëshon milimetrin

Pedagogu dhe gazetari, Zylyftar Bregu tha se PD nuk duhet ti krahasojë zgjedhjet e 11 majit me ato të 2001.
I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Bregu u shpreh se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka më përballë si kundërshtar Nanon, por Edi Ramën, duke e cilësuar këtë të fundit si një politikanë që nuk lëshon as milimetrin.
Pedagogu thekson se sjellja e PD-së nuk është rastësi, por pasojë e përplasjeve të brendshme dhe vendimeve individuale që kanë ndikuar në ecurinë politike të partisë.
Pjesë nga intervista:
Borakaj: Është normale sjellja e PD pas zgjedhjeve? Ishte e pritshme?
Bregu: Ka një gërshetim të fatit individual të Berishës me një proces politik. Këtu duhet të kuptojmë edhe sjelljen e PD. Në statutin e Partisë Demokratike thuhet se, nëse partia humb zgjedhjet, kryetari largohet, pra neni “basha”. Nëse ai (Berisha) jep dorëheqjen, do të kishim një situatë tjetër në PD. Ju (drejtuar PD-së), në fund do të thoni: “Ne e emancipuam politikën.” Nuk mund të krahasoheni me 2001-in. Berisha është më i vjetër dhe përballë nuk ka Nanon, por Ramën, që nuk lëshon as edhe një milimetër. Ju nuk do të fitoni asgjë, thjesht do të ktheheni te analiza, por me vonesë. Kjo do t’ju vonojë për zgjedhjet e ardhshme. Qeveria, pra PS ka pasur një inxhinierim të votave duke përdorur të gjitha mekanizmat.
/vizionplus.tv