Gazetari: Pa Berishën PD është e “vdekur”, me Berishën është në “koma”

“SHBA njeh zgjedhjet, po PD?”, kjo ishte tema e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj këtë të martë në Vizion Plus.
Për gazetarin Ardit Hoxha situata në PD duket mjaft e rënduar. Ai tha se retorika për mosnjohjen e zgjedhjeve në PD tregon se po kërkohet kohë për të marrë veten nga humbja e rëndë.
Sipas tij një PD pa Berishën do të ishte e vdekur, ndërsa me Berishën por me të njëtin enturazh do të ishte në koma.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Retorika që po ndjek PD apo Berisha dhe jehona që i bëjnë zyrtarët e shoh një tentativë për të fituar kohë, që strukturat e PD, njerëzit që kanë punuar për votën e 11 majit të mbledhin veten dhe të kalojnë shokun e asaj humbje tronditëse.
Myslymaj: Nuk janë aq në shok.
Hoxha: Nuk e kanë besuar që do të merrnin këtë rezultat. Nuk e kanë besuar që nuk do të merrnin as në listën e mbyllur. Besoj se në informacionet që unë kam është përjetuar si e tillë.
Borakaj: Kë bëjnë përgjegjës?
Xhaferri: Kjo është mosnjohje e realitetit.
Hoxha: Situata ku është PD sot e shoh një situatë “shah mat”. Pasi pas 12 viteve në opozitë dhe në gjendjen ku nuk ka një lider që të zëvendësojë zotin Berisha, pasi PD pa zotin Berisha është e destinuar të vdesë. Me zotin Berisha dhe me lidershipin që është nën të është e destinuar të qendrojë në “koma”.