E Diel, 1 Nëntor 2026

Pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout, Cara: Strukturat në gatishmëri

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e pelegrinazhit në datat 12 dhe 12 qershor në Kishën e Shna Ndout në Laç, ku pritet të marrin pjesë mijëra besimtarë.

Policia e Shtetit do të jetë e angazhuar me efektivë shtesë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, ruajtjen e rendit dhe orientimin e pelegrinëve, ndërsa shërbimet shëndetësore do të jenë në gatishmëri me ekipe mjekësore dhe autoambulanca pranë kishës.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara tha sot për mediet se “në terren do të jenë të pranishme edhe shërbimet zjarrfikëse, strukturat e emergjencave civile dhe punonjës të bashkisë”.

Ndërsa famulltari Dom Land Jaku tha se “gjithashtu edhe kisha e Shna Ndout ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e pelegrinazhit”.

Kisha e Shën Ndout në Laç prej vitesh është kthyer në vendin ku bashkohen mijëra qytetarë dhe besimtarë nga mbarë vendi. Deri më 13 qershor, e marta e çdo jave e kthen këtë kishë, që i kapërcen kufijtë fetarë, në epiqendër të lutjeve të qytetarëve nga të gjitha qytetet.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›