E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi në Madrid: Spanja, mbështetje të vazhdueshme procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi zhvilloi sot një takim në Madrid me kryetaren e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Francina Armengol.

Peleshi informoi se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, si edhe për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që Spanja i jep procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu Kryetari i Kuvendit bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar për përafrimin e legjislacionit, aspektet politike e teknike të anëtarësimit, partneriteti euroatlantik dhe zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe në ekonomi, investime, arsim, kulturë, turizëm, mbrojtjen e mjedisit si edhe roli i parlamenteve në afrimin e mëtejshëm mes dy vendeve.

“Shqipëria mbetet e vendosur në rrugën e saj europiane, me bindjen se partneriteti dhe mbështetja e vendeve mike e partnere janë një vlerë e rëndësishme në këtë proces”, u shpreh Peleshi.

1 nga 17

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›