E Diel, 1 Nëntor 2026

UBT dhe Universiteti i Perugias marrëveshje për forcimin e shkëmbimeve akademike

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) nënshkroi sot marrëveshjen e  bashkëpunimit me Universitetin e Perugias, Itali, duke forcuar më tej rrjetin e bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare dhe shkencore.

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Prof. Marco Mazzoni, zv/rektor në Universitetin e Perugias, për komunikimin dhe politikat universitare.

Marrëveshja parashikon shkëmbimin e studentëve, pedagogëve dhe studiuesve, organizimin e seminareve dhe konferencave shkencore, si dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Përmes këtij partneriteti, UBT synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të ofrojë më shumë mundësi akademike për studentët dhe stafin, duke forcuar integrimin në rrjetet evropiane të arsimit dhe kërkimit shkencor.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›