E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peleshi pret ambasadoren e Zvicrës, në fokus rritja e transparencës

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Në takim u theksua rëndësia e afrimit të Kuvendit me qytetarët, përfshirë qendrën e re të vizitorëve për nxënësit dhe studentët, si dhe studimin e instrumentit të Referendumit, i cili ka rezultuar i suksesshëm në Zvicër, bëri të ditur Ambasada e Zvicrës.

Bisedimet trajtuan gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe partneritetin midis parlamenteve të Zvicrës dhe Shqipërisë.

Ambasada thekson se, rritja e transparencës, përmirësimi i procesit ligjvënës dhe forcimi i funksionit mbikëqyrës të Kuvendit janë fusha kyçe të mbështetjes zvicerane.

/gj.m//r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›