E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peleshi pret presidentin e Letonisë: Angazhim i përbashkët në sigurinë rajonale

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në Kryesinë e Kuvendit, presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe si integrimi europian, siguria rajonale dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Një vend të rëndësishëm në bisedë zuri bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, ku prania e trupave shqiptare në Letoni dhe angazhimi i trupave letoneze në misionin e KFOR-it në Kosovë janë një dëshmi e qartë e mbështetjes së ndërsjellë dhe e solidaritetit mes dy vendeve aleate.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi falënderoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Nga ana e tij, presidenti Rinkēvičs vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe partneritetin euroatlantik.

1 nga 3

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›