METEO – Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5,0 ballë Rihter

STAMBOLL, 2 tetor /ATSH- Një tërmet me magnitudë 5,0 balle Rihter ka tronditur qytetin turk të Stambollit, thanë sot zyrtarët.
Tërmeti e kishte origjinën në Detin e Marmarasë pranë qytetit në një thellësi prej 6,7 kilometrash, tha agjencia e fatkeqësive “Afad” në X.
Qendra e Monitorimit të Tërmeteve në Kandilli raportoi një tërmet me magnitudë 5,3 balle Rihter.
Tërmeti u ndje si në pjesën evropiane ashtu edhe në atë aziatike të qytetit. Në shumë vende, njerëzit dolën nga ndërtesat dhe u mblodhën në rrugë.
Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se deri më tani ishin raportuar katër ndërtesa të dëmtuara.
Fillimisht, nuk kishte informacion për të plagosur. Tërmeti u pasua nga disa dridhje më të lehta.
Turqia ndodhet në një zonë sizmikisht aktive dhe tronditet vazhdimisht nga tërmetet, disa prej të cilave janë të forta.
Ekspertët paralajmërojnë rregullisht për probabilitetin e lartë të tërmeteve të forta, veçanërisht në rajonin e dendur të populluar të Marmarasë përreth Stambollit.
Një çarje e Tokës që shtrihet direkt pranë brigjeve të Stambollit konsiderohet nga ekspertët si pika e mundshme e fillimit për një tërmet të ardhshëm dhe të vonuar me një magnitudë prej rreth 7 ballë Rihter.
Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë Rihter tronditi qytetin në prill të këtij viti. //a.i/