Pensionistët përfitojnë bonusin e verës, nisi sot shpërndarja dhe indeksimi me 2.7 % i pensioneve

Ka nisur në të gjithë vendin shpërndarja e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh për pensionistët, një mbështetje financiare që jepet për herë të parë.
Rreth 777 mijë pensionistë janë përfitues të këtij bonusi, ndërkohë që nga data 1 korrik pensionet janë indeksuar me 2.7 %.
“E morëm bonusin veror edhe shtesat atë shtesën 2.7%. Në rregull. Tani qeveria duhet të bëjë pak më shumë për këta të tjerë. Mirë ne se kemi qenë ushtarakë dhe marrim diçka më shumë, por për të tjerët duhet vendorë”.
“Po e mora bonusin dhe jam shumë i kënaqur”, thanë disa nga pensionistët.
Pensionistët u shprehen se bonusi prej 5 mijë lekësh është një ndihmë për shpenzimet e përditshme.
“S’kam problem absolutisht, jam jashtëzakonisht i kënaqur.
Për momentin që është ka një lloj lëvizje, një lloj mrekullie ku i thonë se është leku i vogël është po të paktën për të jetuar dhe ishalla e mbajnë këtë ritëm këto na kujtoj nga kështu”, thanë pensionistët.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delinda Ibrahimaj tha se bonusi u bë i mundur falë të ardhurave më të larta në buxhet. Vendimi është miratuar nga qeveria dhe ka një kosto prej 3.7 miliard lekësh nga buxheti i shtetit.
/RTSH/