Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom në Shkodër

Një zjarr ka përfshirë disa banesa të komunitetit rom në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Policia gjithashtu ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Fatmirësisht nuk raportohen viktima./vizionplus.tv