E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përsëri”/ Arrestohet hajduti serial në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili akuzohet për veprrat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”

Në pranga ka rënë shtetasi A.M, banues në Tiranë.

Sipas policisë, 41-vjeçari dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, vjedhje në banesa, në automjete, monopatina elektrike, portofola e raste të tjera të ndryshme.

Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, dhe i dyshuar si autor për disa vjedhje të ndodhura më parë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›