Përfundojnë punimet në hidrovorin e Orikumit, ministri Salla inspekton investimin: Përmirësohet mbrojtja nga përmbytjet për 460 hektarë tokë bujqësore (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka inspektuar përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e hidrovorit të Orikumit, në Vlorë, i cili kishte humbur një pjesë të kapacitetit kullues për shkak të amortizimit.
Investimi ka përfshirë zëvendësimin e katër elektropompave të vjetra me pompa moderne zhytëse, rikonstruksionin e godinës dhe modernizimin e sistemeve elektrike, të komandimit dhe të mbrojtjes.
Sipas ministrit Salla, me rikthimin e kapacitetit kullues në 3,7 metra kub në sekondë, hidrovori përmirëson mbrojtjen nga përmbytjet për rreth 460 hektarë tokë bujqësore në fushën e Orikumit.

